Parashikimi i motit për sot, 4 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×