
Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada Lura i kanë dhënë fund lidhjes, aktori ka reaguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë.
Në një postim të fundit në Instagram Story, Olsi ka ndarë një foto nga studioja “Do’Drite”, ku shfaqet me dikë tjetër, që nga veshja dhe konteksti lë të kuptohet se bëhet fjalë për Denadën.
Dyshja duken të qetë, të relaksuar dhe me atlete të njëjta, ndërsa në sfond shfaqet një televizor ku transmetohet një video me titullin intrigues: “Olsi Bylyku dhe… i japin fund lidhjes?