Rama nuk lë socialistët të pushojnë/ Mbledh deputetët e PS në selinë rozë, porosi: Zbrisni në terren dhe evidentoni problemet e qytetarëve! Brenda 2 javësh…

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste të gjithë kandidatët për deputetë, të listës të hapur dhe të mbyllur që në 11 maj garuan nën siglën e PS.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se temë e diskutimit ka qenë evidentimit të problematikat me të cilat përballen qytetarët në qarkun e Tiranës.

Kreu i PS Edi Rama ka theksuar se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat: Hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.
Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki.
Sipas Ramës ministrat të gatshëm për të ndihmuar dhe dhënë zgjidhje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×