Ministri Hasani: Konsolidojmë mekanizmat për bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në Shqipëri

Tiranë, 4 Korrik 2025 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka zhvilluar sot në mjediset e MEPJ një bashkëbisedim pune me Konsujt e Nderit të akredituar në vendin tonë.

Në fokus të këtij takimi ka qenë rëndësia e angazhimit konsullor në diplomacinë ekonomike, si dhe forcimi i mekanizmave mes MEPJ dhe Konsujve të Nderit për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar partneritete praktike që sjellin ndikim afatgjatë në forcimin e urave mes Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësojnë.

Ministri Hasani i ka cilësuar Konsujt e Nderit si partnerë të besueshëm në krijimin e lidhjeve më të forta mes Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësojnë:

“Puna e MEPJ në diplomacinë ekonomike nuk do të ishte e plotë pa angazhimin tuaj. Në këtë drejtim, jemi të vendosur të ndërtojmë qasje më proaktive dhe të angazhohemi ngushtësisht për të punuar në fusha me ndikim të prekshëm ekonomik dhe kulturor. Në këtë drejtim, do të konsolidojmë mekanizmat për një bashkëpunim afatgjatë, të strukturuar dhe të qëndrueshëm me Konsujt e Nderit në vendin tonë.” – është shprehur Hasani.

Hasani2
Hasani2
Hasani3
Hasani3

Bashkëbisedimi i sotëm u fokusua tek rëndësia e thellimit të bashkëpunimit për të gjeneruar ide që nxisin investimet dhe ekonominë; roli gjithëpërfshirës në forcimin e imazhit turistik të Shqipërisë; si dhe mbështetja për eksportimin e produkteve shqiptare jashtë vendit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×