Çfarë po paralajmëron Rama? Kryeministri: Do të ngremë në hava shtëpinë e përbashkët, si amvisat! Kush mendon se mandati i 4 është për të fjetur…

Kryeministri Edi Rama ka zgjehdur të hyjë në një lidhje live në rrjetet sociale, pas dy takimeve në Vlorë e Tiranë, që solli për pasojë dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Bashkisë.

Kreu i qeverisë deklaroi se kushdo që mendon se marrja e mandatit të katërt qeverisës është për të “fjetur gjumë”, duhet të kuptojë që e ka gabim.

Ai ka paralajmëruar që në dy javorshin e dytë të korrikut do nisë “pastrimi i shtëpisë së përbashkët”.

“Kemi marrë 83 mandate falë besimit dhe këto janë detyrime më shumë ndaj njerëzve. Nëse disa brenda nesh e shohin si një arsye më shumë për të fjetur, u them që e kanë gabim dhe duhet të zgjohen një orë më parë sepse 83 mandate janë një arsye për të fjetur më pak se ç’kemi fjetur deri tani.
Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave dhe të gjitha këtyre kleçkave. Në dy javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për të mos u ndalur më me të gjitha forcat për të ngritur në hava këtë shtëpinë tonë të përbashkët, siç e ngrenë amvisa”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×