Një nga drejtuesit e organizatës “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, duke krahasuar legjislaturën e fundit të Kuvendit me ato të më të hershmet, pasi përmendi emra të nderuar, u shpreh se nëse dikur kishim njerëz tepër të nderuar si Gjergj Fishta, tani në Parlamentin e ri do të jetë Sara Mile.
Qiraxhi tha se është një përplasje dramatike mes asaj që kemi qenë dhe çfarë jemi. Sipas tij, në legjislaturën e fundit, vetëm mbikqyrje të Parlamentit ndaj Qeverisë nuk kemi parë, ka rezultuar thjesht një noter.
Migen Qiraxhi: “Na bën krenar Parlamenti actual apo jo? Po ne duhet të shkojmë pak mbrapa, për të kuptuar nëse kemi pasur ndonjëherë. Edhe si apasionuar pas historisë, e vetmja periudhë që mund t’i referohem që mund të them se kemi pasur një lloj krenarie ishte ai i vitit 2021-2023, kur emrat ishin Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Ali Këlcyra, Ndre Mjeda, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Pandeli Vangjeli, shumica e këtyre sot i kemi emra rrugësh apo institucionesh.
Ajo që do vijë është Sara Mile, Zegjine Çaushi. Këto mund të jenë mirë brenda shtëpisë së tyre poltike, por nuk janë emra që donte një Parlament për t’u ndjerë krenarë. Një përplasje dramatike mes asaj që kemi qenë dhe çfarë jemi. Në legjislaturën e fundit, vetëm mbikqyrje të Parlamentit ndaj Qeverisë nuk kemi parë, ka rezultuar thjesht një noter.”
()