Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, që përkujtohet çdo 4 Korrik.

Shtëpia e Bardhë ka nderuar trashëgiminë e themeluesve të kombit amerikan dhe heronjve që e kanë mbrojtur për 249 vjet, ndërsa shton se me rikthimin e presidentit Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë.

“Nën presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer,  i guximshëm, krenar dhe i lirë”, thuhet në postim, krahas një fotoje të Trump.

“Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.

NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.

Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë”, shkruhet në postim.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×