Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto, takime me Presidentin e KiE dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE

Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto të Portugalisë, ka zhvilluar një sërë takimesh me figura të rëndësishme ndërkombëtare.

Ndër më të rëndësishmit, Mediu u takua me Presidentin e Këshillit të Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se në këto takime është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare dhe për prezantimin e fakteve lidhur me manipulimin e pretenduar të zgjedhjeve të 11 majit.

“Në Porto Portugali gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE pata kënaqësinë të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE si dhe Presidentin e Këshillit të Europës Theodoros Roussopoulos.

Në takim ramë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe prezantuar faktet e manipulimit të zgjedhjeve të 11Majit”, shkroi Mediu.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×