Detaje të reja mësohen në lidhje me arrestimin e nënkomisarit Edison Pema në Elbasan.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se nënkomisari Pema i kishte dhënë hua 10 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo muaj 2 mijë euro.
Përveç kësaj i kishte marrë edhe 5 automjete dhe ia mbante peng nën presion.
Personi ka shkuar ka bërë denoncim dhe pas hetimeve janë faktuar pretendimet e tij dhe është bërë arrestimi i efektivit Edison Pema.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.