Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Pas vdekjes tronditëse të Diogo Jota dhe vëllait të tij, një tjetër ngjarje ka tronditur futbollin evropian.

Sulmuesi i ri, Ksaëery Jezeëski lojtar i ekipit U-17 të Legia Varshavës dhe ekipit kombëtar polak, ka mbetur i plagosur nga një aksident me makinë.

Nga ky aksident nuk ia ka dalë motra e tij e madhe, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Gjithçka ndodhi pranë qytetit të Płockut, me makinën doli nga rruga dhe goditi një pemë. Shërbimet e urgjencës reaguan shpejt, por për fat të keq, vajza ndërroi jetë në vendngjarje.

 

“Bordi drejtues, punonjësit e klubit, shokët dhe trajnerët e Akademisë janë shumë pranë prindërve të Ksawery-t dhe i bashkohen dhimbjes së tyre. Do t’i ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundshme lojtarit tonë dhe familjes së tij – thuhet në deklaratë. – Ksawery, i gjithë klubi është me ty”- shkruan klubi i Legias së Varshavës.

Jezewski, i cili ishte në rrugën e duhur për t’u bërë emër i madh në futbollin polak, tani po lufton për jetën e tij, ndërsa familja vajton humbjen e madhe të vajzës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×