‘Jam e dashuruar’, Klaudia Pepa flet për herë të parë për partnerin, zbulon planet – Vip-Magazine.al

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ndarë për herë të parë detaje nga jeta e saj personale në një intervistë televizive. Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, konfirmoi se është në një marrëdhënie dashurie, por partneri i saj nuk është personazh publik.

“Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them”, u shpreh Pepa.

Klaudia nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të shfaqet në publik me partnerin, nëse gjithçka ecën mirë. E pyetur nëse po mendon të bëhet nënë, ajo u shpreh:

“Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti i duhur… Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×