Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë masivin pyjor pranë Liqenit të Luleve, pritet ndërhyrje nga ajri

Një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore pranë Liqenit të Luleve.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erërave të forta, të cilat po përhapin me shpejtësi vatrat në një terren të thyer malor, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por për shkak të aksesit të kufizuar dhe natyrës së vështirë të terrenit, operacioni për shuarjen e flakëve paraqitet i vështirë.

Sakaq, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter, për të lokalizuar dhe neutralizuar zjarrin.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×