Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës pasi dyshohet se disa ditë më parë ka vjedhur produkte në një market.
Blutë deklaruan se po punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër:
-shpallën në kërkim shtetasin Y. S., 26 vjeç, banues në Francë, pasi dyshohet se më datë 03.07.2025, ka vjedhur produkte në një market. Punohet për kapjen e këtij shtetasi;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
()