Juventus-Porto, vijojnë negociatat për Conceicao, situata

E ardhmja e Francisco Conceicao te Juventusi është ende e pasigurt, pavarësisht dëshirave të trajnerit Igor Tudor. Trajneri i ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron që të mbajë në ekip futbollistin, pasi ka zgjatur huazimin nga Porto për të bërë të mundur aktivizimin e  lojtarit në Kupën e Botës për Klube, Juventusi tani po intensifikon kontaktet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.

Kontrata e Conceicao me Porton përfshin një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh dhe portugezi nuk duket se është i gatshëm të ulë kërkesat e tij.

Juventusi, nga ana e tij, e konsideron shifrën të lartë, veçanërisht duke pasur parasysh se janë shpenzuar 7 milionë euro plus tre milionë në bonuse për huazimin.

Pagesa e klauzolës do të nënkuptonte një shlyerje të menjëhershme të detyrimeve, ndërsa në Torino  do të preferonin një pagesë të shpërndarë në disa vite. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×