Salianji lirohet nga qelia/ “Do të mbahet mend si njeriu që bëri burg pa të drejtë”, avokati Daci: Tregoi kulturë dhe qytetari gjatë procesit

Avokati Jordan Daci, në një intervistë të drejtpërdrejtë për News24, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Fierit për lirimin me kusht nga burgu të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Sipas Dacit, vendimi është i justifikuar nga pikëpamja ligjore dhe morale. “Zoti Salianji do të mbahet mend si njeriu që ka bërë burg pa të drejtë, por kjo është diçka që do të sqarohet në fund nga sistemi gjyqësor,” deklaroi ai.

Daci theksoi se lirimi i parakohshëm me kusht është i mbështetur në kritere të plota dhe nuk ka vend për interpretime politike mbi këtë çështje. “Ai ka treguar një sjellje shembullore dhe ka komunikuar në mënyrë të kulturuar gjatë gjithë kohës. Për mua, kjo është një dëshmi e qartë qytetarie dhe kulture,” tha avokati.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×