“Dënimi i Salianjit i tepruar”/ Erl Murati: Është vlerë e shtuar për PD, por hija e Berishës në Partinë Demokratike është kaq e madhe, sa…

Analisti Erl Murati, i ftuar në News 24, ka komentuar lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Murati tha se dënimi i Salianjit ka qenë i tepruar. Ai shtoi se Salianji është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike, por vlerësoi se nuk beson se do të ndryshojë diçka në PD, pasi hija e Berishës në këtë parti është e madhe.

“Masa për Ervin Salianjin është e rëndë, në raport me çfarë ndodh me të tjerët. Ervin Salianji nuk është se është arkitekti i asaj që ka thënë. Ka pasur raste të tjera në Shqipëri, kur politikanët kanë gënjyer për disa gjëra, por askush nuk është burgosur. Kur Salianji bëri denoncimin, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe vëllai i tij shkoi në Itali, pasi kishte një dënim të pashlyer. Nuk besoj se me lirimin e Salianjit, në PD do ndryshojnë gjërat shumë. Për 5 vite, Salianji s’mund të jetë as deputet. Salianji është vlerë e shtuar për PD, por pesha e Berishës është kaq e madhe në PD, sa zor se dikush do ndryshojë gjëra në Partinë Demokratike. Pas kësaj që ka ndodhur, tani çdo politikan duhet të mendohet përpara se të bëjë denoncim publik. Ne e dimë se Berisha ka thënë gjëra që nuk janë të vërteta, por ka pasur raste që ka thënë gjëra të vërteta. Dënimi i Salianjit ishte i tepruar, pasi gjykata duhet të vërtetonte që Ervin Salianji ishte regjizori e skenaristi i denoncimit. Nuk jam që të tolerojmë sajesën dhe shpifjen, por gjykata duhet të shikojë edhe sfondin ku zhvillohet një ngjarje. Uroj që Salianji ta fitojë çështjen në Strasburg”, tha Murati.

Duke komentuar kërkesën e Ramës për shkarkimin e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës dhe të Fierit, Murati deklaroi se shkarkimet masive ndonjëherë nuk janë zgjidhje.

“Edi Rama mund të thotë se unë nuk i kam shkarkuar, por kam kërkuar të japin dorëheqjen. Ramën është vështirë ta kapësh ligjërisht, sepse ka kërkuar që drejtorët të japin dorëheqjen, nuk i ka hequr. Vlora ka pasur problem me furnizimin me ujë dhe energji, si dhe djegia e mbetjeve. Në radhë të parë duhet të identifikohet problemi. Në Bashki ka probleme, por dorëheqja masive s’është zgjidhje. Unë dyshoj që me gjithë ndryshimin e drejtorëve në Fier e në Vlorë e në Durrës do ketë ndryshime në këto bashki”, përfundoi Murati.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×