Prej më shumë se 100 ditësh, Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur vendimin për rekursin e kërkuar nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji.
Në konferencën për mediat, i pyetur nga gazetari i New24, Osman Stafa, Salianji tha se ndonëse sipas ligjit afati maksimal është 60 ditë, kjo vonesë e pajustifikuar përbën jo vetëm shkelje të ligjit procedural, por edhe cenon të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe më tej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).
“Ka një pengesë me urdhër politik nuk është bërë zbardhja e Rekursit nga Gjykata e Lartë. Ka bërë një falsifikim të shortit për të përzgjedhur trupën për të shqyrtuar rekursin tim. Pse duhet të hiqej një trupë e zgjedhur me short elektronik dhe të emërohej një trupë e zgjedhur me miqësi.
E dini miqësinë e ish-ministrit Fatmir Xhafajt me kryetarin e Gjykatës së lartës. Kjo është shkelje e ligjit përtej cdo shkelje. Të cilën pas zbardhjes, do ta dërgoj vendimin e Rekursit në Kushtetuese e më pas në Strasburg”, tha Salianji.
()