Skuadra e parë që drejton, Davide Ancelotti merr “frenat” e ekipit të njohur

Botafogo ka zyrtarizuar në stol Davide Ancelottin. Djali i Carlos ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në fund të sezonit 2026.

Për Davide Ancelottin kjo është hera e parë që ulet në stolin e një skuadre, pasi deri më tani ka punuar si ndihmës.

Debutimi i tij në pankinë do të vijë me 12 korrik, në transfertën që Botafogo do luajë në Rio Di Janiero ndaj Vascos.

“Botafogo zyrtarizon Davide Ancelottin si trajnerin e ri të ekipit të parë. Ai nënshkroi këtë mëngjes me klubin deri në fund të sezonit 2026. Trajneri zbarkoi në Brazil këtë mëngjes në aeroportin Galeão.

Pasdite, italiani u paraqit për të filluar aktivitetet e tij. Dy asistentët mbërritën gjithashtu me trajnerin. Spanjolli Luís Tevenet dhe britaniku Andreë Mangan. Përveç tyre, trajneri fizik i përgatitjes fizike, Luca Guerra gjithashtu i bashkohet grupit”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×