Shoferi humb kontrollin e makinës e del nga rruga në Devoll! Përplaset me shtyllën dhe…

Një aksident rrugor është shënuar pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×