“I kishin mbetur dhe 2 muaj…”/ Avokati i Salianjit: Ish-deputeti ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar me kusht nga burgu, pasi kishte përmbushur 2/3 e dënimit.

Avokati i tij, Redi Ramaj, tha se lirimi u bazua në të drejtën ligjore që i takon çdo qytetari. Sipas tij, Salianji plotësoi të gjitha kushtet, duke qenë i padënuar më parë dhe pa rrezik shoqëror. Vendimi u dha më 8 korrik 2025, ndërsa kishin mbetur vetëm pak më shumë se dy muaj nga dënimi.

Redi Ramaj, avokat i Ervin Salianjit: Ervin Salianji ushtroi të drejtën për të kërkuar lirimin me kusht. Kishte plotësuar 2/3 e dënimit, kishte kritere e kushte për të përfituar lirimin me kusht, pasi u mor dhe vendimi i IEVP dhe Shërbimi i Provës, fakti që ka qenë i padënuar më parë, person i parrezikshëm në jetën shoqërore, prandaj dhe u lirua.

Salianji ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët. Vendimi u dha sot më datë 8 korrik 2025. Lirimi para kohe me kusht nuk lidhet me vendimin e themelit, presim që vendimin ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. I kishin mbetur edhe 2 muaj e pak për të vuajtur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×