Rama publikon foton e fundit të Vlorës: Ja se si doli në dritë Lungomarja, e çliruar nga “rraqet” e tepërta

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Lungomare në Vlorë, pasi bizneset kanë hequr nga trotuaret tavolinat dhe karriget që zinin hapësirën publike.

Kujtojmë se disa ditë më parë Rama i bëri thirrje të gjithë bizneseve që të lirojnë trotuaret, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Siç duket bizneset e Lungomares kanë zbaruar urdhrin.

Postimi i Edi Ramës:

VLORA sot pasdite

Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×