Humbi kontrollin e jet ski, turisti francez godet mjetin e vëllait në Ksamil. 22-vjeçari transportohet në spital

Policia e Sarandës ka njoftuar se pasditen e së martës, rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, ka ndodhur një incident në det, ku dy vëllezër francezë  duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.

Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×