Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz/ Priten shoqërime të reja në polici. Ekspertë nga Tirana do të nxjerrin të enjten automjetin nga liqeni

Vdekja e 23-vjeçarit nga fshati Manesh në Ulëz i cili u gjet i pajetë në ujërat e liqenit të Shkopetit, ka tronditur opinionin publik.

Për këtë ngjarje, sipas informacionit që ka përcjellë për BW, gazetari i Neë24 Enver Doçi, priten shoqërime të reja në polici. Ndërkohë, ditën e enjte, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.

Sipas informacionit që ka siguruar Neës24, 23-vjeçari Renis Dobra ishtr kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×