Një nga zjarrfikësit më të mirë në Shqipëri, dejtues në Vlorë, Luan Kapaj, nëpërmjet një lidhje direkte me Log. në News24, tregoi situatën e zjarrit që ka përfshirë Dukatin dhe ku rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga parqet më të bukura në vendin tonë.
Sipas Kapajt, ndërhyrja e zjarrfikësve për momentin me ujë është e pamundur, ndërhyhet vetëm me trupa dhe me mjete për ta vënë zjarrin nën kontroll në këtë terren të vështirë. Kapaj thotë se janë veprime taktike në terrene të vështira, për të izoluar zjarrin, në mënyrë që mos përhapet.
Luan Kapaj: “Për momentin kemi një situatë zjarri në një masiv pyjor në Dukat, ku për 72 orë po luftojmë për ta fikur. Po përpiqemi së bashku me ndihmën që na ka dhënë mbrojtja civile për ta mbajtur nën kontroll që mos përhapet në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Zjarri ndodhet në Malin e Dukatit, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. E kemi izoluar si vatër, por nuk dihet vazhdimësia, sepse era bën të mundur përhapjen.
Nesër në orët e para të mëngjesit do të vijojmë me brezin mbrojtës. Ndërhyrja e zjarrfikësve për momentin me ujë është e pamundur, ndërhyjmë vetëm me trupa dhe me mjete për ta vënë zjarrin nën kontroll në këtë terren të vështirë. Janë veprime taktike në terrene të vështira, për të izoluar zjarrin, në mënyrë që mos përhapet. Pasi e izolojmë vatrën, më pas e shuajmë atë.”
()