Edhe e ardhmja e sulmuesit serb të Juventusit, Dusan Vlahoviç vijon të shkaktojë shumë zhurmë në Itali, me mediat në vendin fqinj që prej ditësh raportojnë se Vlahoviç do të largohet nga Juventus dhe se e ardhmja e tij do të jetë jo më në Serie A.
Në të njëjtën linjë është edhe tabloidi i njohur britanik “The Sun”, që këtë të enjte ka raportuar se Manchester United ka shfaqur interes për serbin, me ekipin e Ruben Amorim që e ka atë në krye të listës së dëshirave për sulmin. Në ditët në vijim do të shihet nëse klubi anglez do të nis zyrtarisht ofertën e parë për “Zonjën e Vjetër” lidhur me sulmuesin shtatëlartë.