Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti akuzon Qeverinë se me aksionin e nisur prej disa ditësh tanimë kundër ndërtimeve pa leje dhe zënies së hapësirave publike në disa zona të vendit, po reflekton hipokrizi dhe padrejtësi.
Në një reagim në rrjetet sociale, Teliti thekson se institucionet po veprojnë me agresivitet në zonën e Thethit, ndërsa nga ana tjetër lejohet paligjshmëria në Tiranë me objekte dhe shtesa disa kate pa leje.
“Në Tiranë ndërtuesit e paligjshëm, me shpatulla të ngrohta nga pushteti, jo vetëm që falen, por shpërblehen me legalizime dhe tendera publik. Pallatet e tyre pa leje apo shtesat shumëkatëshe pa leje mbi kullat e kryeqytetit janë monumente të klientelizmit dhe korrupsionit. Ligji për ta është një fletë letre pa vlerë, një mjet për të pastruar paratë dhe për të pasuruar një grusht njerëzish. Ndërkohë, në thellësi të Thethit, zemrës së virgjër të Alpeve, fadromat shkatërrojnë shtëpizat e drurit të ndërtuara me “bekimin e shtetit dhe politikës” në tokat e stërgjyshërve të tyre”, shkruan Teliti.
Reagimi
TIRANA PARAJSË E PALIGJSHMËRISË, THETHI FERRI I PADREJTËSISË!
Kjo është Shqipëria e dy standardeve, e hipokrizisë dhe e padrejtësisë!
Në Tiranë ndërtuesit e paligjshëm, me shpatulla të ngrohta nga pushteti, jo vetëm që falen, por shpërblehen me legalizime dhe tendera publik. Pallatet e tyre pa leje apo shtesat shumëkatëshe pa leje mbi kullat e kryeqytetit janë monumente të klientelizmit dhe korrupsionit. Ligji për ta është një fletë letre pa vlerë, një mjet për të pastruar paratë dhe për të pasuruar një grusht njerëzish.
Ndërkohë, në thellësi të Thethit, zemrës së virgjër të Alpeve, fadromat shkatërrojnë shtëpizat e drurit të ndërtuara me “bekimin e shtetit dhe politikës” në tokat e stërgjyshërve të tyre.
Banorët e thjeshtë të Thethit, ata që ngritën në pedestal turizmin shqiptar, ata që ruajnë identitetin dhe bukurinë e paprekur të vendit, trajtohen si pengesë, si “armiq” të një “zhvillimi” që u shërben vetëm interesave të errëta.
Ligji, i cili fle gjumë të thellë për abuzuesit e Tiranës, zgjohet me egërsi për të shkatërruar pronën dhe jetën e njerëzve të zakonshëm në malësi të vendit.
Ky kontrast është i patolerueshëm!
Të kërkojmë llogari për çdo ndërtim/pallat pa leje në Tiranë dhe për çdo shtëpizë të shkatërruar në Theth. Shqipëria nuk është pronë e askujt, por e të gjithëve!
()