Ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një intervistë televizive, pak ditë pas daljes nga burgu ka deklaruar se burgosja e tij nuk vjen për shkak se ka vjedhur apo i ka bërë dëm kujt, por sepse pas denoncimit të tij vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi brenda ditës në burg.
“Unë kam fituar 600 gjyqe me këta. Shqiptarët e dinë të gjithë se unë nuk kam një akuzë dhe nuk kam bërë burg se i kam bërë dëm kujt. Nuk kam vjedhur, nuk kam vrarë, nuk i kam bërë dëm askujt.
Pasoja e denoncimit tim ishte se një i dënuar nga gjykatat italiane për trafik ka shkuar në burg. Pra, pasoja ka qenë pozitive për shoqërinë. Unë mbroj interesin publik, jam deputet i një force opozitare dhe denoncimi im brenda ditës është faktuar. Ky ishte denoncim i faktuar brenda ditës.”
()