
Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvie janë ndarë.
Por vetë artisti ka reaguar duke hedhur poshtë zërat, duke theksuar se marrëdhënia e tyre nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.
“Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” tha Kasapi në një intervistë të fundit.
Kur u pyet nga gazetari për burimin e këtyre lajmeve, ai u përgjigj me qetësi: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”
Për momentin, duket se thashethemet për ndarje janë të pabazuara dhe çifti vazhdon jetën e përbashkët në mënyrë të qetë.