Brad Pitt gati për t’u bërë baba sërish por Ines ka një kusht të qartë

Brad Pitt është shprehur i hapur për të pasur një fëmijë me partneren e tij, Ines de Ramon, por duket se kjo dëshirë ka një “kusht” të rëndësishëm nga ana e saj: martesa.

Sipas burimeve pranë çiftit, Ines i qëndron fort parimeve të saj dhe nuk pranon të bëhet nënë pa pasur më parë një angazhim zyrtar. Edhe pse dashuria mes tyre është e fortë, ajo kërkon siguri dhe që Brad të tregojë seriozitet në marrëdhënie.

Nga ana tjetër, aktori thuhet se ende e ka të vështirë të hedhë hapin drejt martesës, për shkak të plagëve të pashëruara nga divorci me Angelina Jolie.

Gjithsesi, lidhja me Ines ka sjellë një kthesë pozitive në jetën e tij dhe dëshira për të krijuar sërish familje mund të jetë mënyra e tij për të mbushur boshllëkun që ka ndjerë, sidomos tani që raportet me gjashtë fëmijët e tij nga martesa e mëparshme janë të ftohta.

Ata u njohën në vitin 2022 përmes një miku të përbashkët, në një periudhë ku Ines ende nuk ishte zyrtarisht e divorcuar. Por që nga ajo kohë, marrëdhënia e tyre është forcuar, dhe duket se çështja e një martese të mundshme është më afër se kurrë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×