Çifti i njohur i muzikës planifikon dasmë të veçantë në ishullin italian të Siçilisë

Këngëtarja Charli XCX dhe i fejuari i saj, George Daniel, bateristi i grupit “The 1975”, thuhet se do të martohen në ishullin italian të Siçilisë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije për “The Sun” se ata kanë zgjedhur këtë destinacion për dasmën e tyre dhe nuk do të kursehen në shpenzime, të cilat mund të arrijnë në dhjetëra mijëra paund.

Çifti synon një festë masive me bar të hapur gjithë natën dhe planifikon të përqendrohet tek organizimi i dasmës në mesin e gushtit, pas një periudhe të ngarkuar me punë.

Charli XCX kishte zbuluar më parë për “Bazaar” se ata duan një festë të thjeshtë dhe të relaksuar, pa shumë formalitete, duke theksuar rëndësinë e momentit dhe dëshirën për të qenë së bashku përgjithmonë.

Çifti njoftoi fejesën e tyre në nëntor të vitit të kaluar përmes një postimi në Instagram, ku ndanë edhe imazhe romantike dhe unazën e fejesës me diamant.

Lidhja e tyre u bë publike në mars 2022, kur u panë së bashku në New York City.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×