Dafina Zeqiri publikon pamjet nga lindja e djalit

Dafina Zeqiri ka ndarë disa momente nga lindja e djalit. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale nga klinika, artistja shfaqet e emocionuar, ndërsa përlotet në çastin kur prek për herë të parë Daskanin, së bashku me partnerin e saj, Kreshnikun.

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji, që u martuan në tetor të vitit të kaluar, u bënë prindër për herë të parë. Në një tjetër foto të postuar në rrjetet sociale, ajo zbuloi edhe emrin e djalit: Daskan.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×