“Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda”, Maran: Bëmë ndeshje pozitive, lojtarët kanë kuptuar idetë e mia

Trajneri i kombëtares, Maran doli në konferencë pas fitores 0-3 ndaj San Marinos.

“Prisje pak më shumë goleadë, çfarë të pëlqeu më tepër dhe çfarë nuk të pëlqeu? Pjesa e parë më ka pëlqyer, ndërsa te pjesa e dytë ishte më shumë te menaxhimi. Kishim lojtarë të cilët ishin kthyer nga dëmtimi, të tjerë që kishin më pak minuta. Pjesën e dytë e kemi patur mendjen te Finlanda dhe besojmë që kemi bërë mirë.

Pjesa e dytë ishte më tepër menaxhim. San Marino një rast mund të ketë në ndeshje, ne kemi patur 14 goditje në portë, mund të bënim edhe më tepër si edhe të shënonim. Por besoj që kemi bërë një ndeshje të mirë.

Çfarë prisni nga kjo Kombëtare, kush është ai lojtar që pret që të japë më shumë? Mund të mos jemi nga top kombëtaret në botë, por kemi lojtarë me cilësitë të mirë. Mesa kam vënë re në 8 raste, e kanë kuptuar filozofinë time. Është një kombëtare që ka ritëm dhe kjo është ajo që më pëlqen.

E ndjetë që Manaj do bënte gol, e parandjeve? Doja ta zëvendësoja pak më herët, ma kërkoi disa minuta, dhe e pashë. Ishte momenti i tij dhe bëri gol”, tha Maran.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×