LISTA ZYRTARE/ Jurgen Klop jep një tjetër lajm të keq për Shqipërinë, sulmuesi shkodran drejt debutimit me Gjermaninë

Adri Mehmeti nuk është lojtari i vetëm që Shqipëria do të humbasë zyrtarisht gjatë javës së ardhshme. Talentit që ka zgjedhur SHBA dhe do të luajë në ndeshje zyrtare me të, do i bashkohet një tjetër emër që FSHF ka ndjekur me shumë vëmendje në vitet e fundit.

Brajan Gruda, sulmuesi i cili aktualisht aktivizohet me Lajpcig, është ftuar përsëri nga Jurgen Klop për ndeshjet e Ligës së Kombeve të Gjermanisë ndaj Serbisë dhe Holandës. Sulmuesi mungoi në grumbullimin e kaluar për shkak të një problemi në ije. Por tani ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi Klop e ka përfssirë në listën e tij zyrtare, e cila këtë herë kishte më pak se 44 emrat që grumbulloi në muajin e kaluar.

Nëse Gruda është pjesë e risive të listës, një kthim i veçantë është ai i Niklas Fyllkrug, i cili ka shënuar 8 gola në 9 ndeshje në këtë edicon dhe po konfirmohet si një nga sulmuesit më në formë edhe pse është 33-vjeçar. Vael Mohja i Borusia Mynshengladbah dhe Fin jelesh i Shtutgartit janë dy risitë e tjera.

LISTA

Portierë: Aleksander Nybel, Mark-Andre ter Shtegen, Jonas Urbig

Mbrojtës: Valdemar Anton, Nataniel Braun, Fin Jeltsh, Maksimilian Mitelshtad, Niko Shloterbek, Xhonatan Tah, Malik Çau, Filip Treu

Mesfushorë: Tom Bishof, Said El Mala, Brajan Gruda, Lenart Karl, Xhoshua Kimish, Vael Mohja, Feliks Nmeça, Aleksandar Pavloviç, Derri Sherhant, Florian Virtz

Sulmues: Junes Ebnutalib, Niklas Fyllkrug, Kai Havertz



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×