Video/ Presidenti i ri, Berisha zbulon qëndrimin për seancën e nesërme: Rama si “Lukashenko biss”

Saliu

Kryetari i PD-së, Sali Berisha konfirmoi sot se opozita do të jetë e pranishme në seancë nesër për të votuar kundër kandidatit të kryeministrit Rama për President.

Do mësoni emrin apo e keni caktuar votën?

Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Ramës për të propozuar Presidentin duke pasur parayssh masakrën, batërdinë e madhe zgjedhore që ai bëri me armatën e patronazhistëve, me përdorimin e të gjitha segmenteve të shtetit, me përdorimin e dumanëve dhe bandave dhe sasive kolosale të parave të krimit. Rrugëzgjidhja e vetme do të ishte e drejtë një President i propozuar nga opozita.

Rama në vend të kësaj praktike e cila është ndjekur në rastet analoge në Shqipëri, bazuar në dokumente ndërkombëtare, zgjodhi lojë me kukulla opozitë, një lojë si një shpifësirë politike e neveritshme.

i kakoi raundet me gjasme se po pret nga opozita, dhe tani mbledh kryesinë për të komunikuar Presidentin dhe për të marrë 100% të pushteteve në këtë vend, njësoj si Aleksandër Lukashenko. Rama do të quhet nesër Lukashenko biss, ai sot ka 99% të pushtetit, me marrjen e Presidencës shkon në pushtet absolut. Kjo është një detyrë urgjente e opozitës së vërtetë që ti japin Ramës përgjigjen më të merituar dhe kohën më të shkurtër të mundshme.

Do votoni nesër?

Do votojmë kundër. E kemi një rezolutë në Këshill Kombëtar që nuk pranohet bojkot, por do votohet kundër.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×