7 pikë në 4 ndeshje, vendi i 3-të në Grupin K, janë shifra që i “rrinë ngushtë” Serbisë. Atmosfera në radhët e ekipit ballkanas nuk është shumë pozitive, më saktë vijon të “ziej”, duke reflektuar qartë është situatën politike në vend, ku edhe në stadium, në sfidën kundër Anglisë, nuk munguan përplasjet mes tifozëve, atyre pro dhe kundër Aleksandar Vucic.
Dragan Stojkovic, trajneri i Serbisë, është një mbështetës i hapur i presidentit Vucic, në stadium nuk munguan as thirrjet kundër tij, jo vetëm për këtë fakt, por edhe për rezultatet jo pozitive. Stojkovic është në krye të Serbisë që nga viti 2021, por ka dështuar të kthejë ekipin në nivele të larta.
Humbja e fundit kundër Anglisë me rezultatin e thellë 5-0 vetëm sa ndezi akoma më shumë diskutimin mbi të ardhmen e tij, me tifozët dhe mediat që kërkojnë largimin e tij.
Pavarësisht këtij fakti, për momentin Stojkovic nuk preket, të paktën jo përpara ndeshjes së kthimit kundër Shqipërisë, një ndeshje e cila pritet të vendos përfundimisht fatet e Grupit K, vendin e dytë.
Sigurisht, një atmosferë e tillë i shkon për shtat Shqipërisë, më 11 tetor në Beograd do të kenë përballë një përfaqësuese të përçarë, me synim e qartë dhe të vetëm, të dalim me fitore për të synuar vendin e dytë në grup.
()