Serie A ka një arsye të fortë për të buzëqeshur, kjo pasi lojtarët që aktivizohen në Itali ishin protagonistë absolut me përfaqësueset e tyre. Futbollistë si Moise Kean apo Kevin De Bruyne shfaqën një formë fantastike. Dy lojtarët do të përballen ndërmjet tyre këtë javë në Serie A, me Fiorentina-Napoli që premton një ndeshje të fortë.
Me Gattuso-n në stol, Kean duhet i rilindur ku në dy sfidat e fundit realizoi 3 gola. Me të njëjtat shifra rikthehet edhe Kevin De Bruyne në Itali, me Belgjikën e tij realizoi 3 gola dhe dhuroi 1 assiste në 2 ndeshjet e fundit.
Antonio Conte është i qetë përpara sfidës kundër Fiorentinës pasi edhe sulmuesi i sapo ardhur, Rasmus Hojlund gjeti rrugën e rrjetës me Danimarkën në takimin kundër Greqisë.
Protagonist me ekipin përfaqësues ishte edhe Dusan Vlahovic, me këtë të fundit që i dhuroi fitoren Serbisë kundër Letonisë. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që Vlahovic realizon në këtë fillim sezoni duke i lëshuar një mesazh të qartë trajnerit Tudor.
Jo vetëm Vlahovic, edhe Jonathan David gjeti golin me Kanadanë duke ngrohur ambientin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Protagonistë këtë ditë me ekipet përfaqësuese ishin edhe futbollistët e Inter. Nga Lautaro Martinez, te Bastoni dhe Akanji, të tretë realizuan me përfaqësueset respektive.
()