Supermodeles, Gisele Bündchen i pëlqen shumë mëmësia, por të qenurit e martuar me një atlet profesionit nuk është gjithmonë e lehtë.
“Fokusi i tij është te karriera, e imja është kryesisht te fëmijët”, tha 41 vjeçarja e cila pozoi për kopertinën e “Vogue”
Gisele foli gjatë intervistës për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Tom Brady.
“Nuk është kurrë përralla që njerëzit duan ta besojnë se është. Duhet punë për të qenë vërtet në sinkron me dikë, veçanërisht pasi bëhesh me fëmijë”, rrëfeu ajo.
Braziliania seksi vuri në dukje se marrëdhënia e tyre është e suksesshme për shkak se të dy vlerësojnë pikat e forta të njëri-tjetrit.
“Jam shumë mirënjohëse që ai më la të marr frenat në dorë kur bëhet fjalë për familjen tonë”, tha ajo. “Ai u beson vendimeve të mia.”
Çifti u martuan në shkurt 2009, dhe mirëpritën në jetë po atë vit djalin Benajmin, ndërsa vajza Vivian erdhi në jetë në dhjetor 2012. Ndërsa 44 vjeçari ka gjithashtu një djalë 14-vjeçar, Jack, 14 me ish të dashurën Bridget Moynahan.
Në intervistën për Vougle, modelja tregoi se mosha nuk është kompleksitet për të.
“Mendoj se ndihem më mirë në të dyzetat sesa në të njëzetat dhe jo vetëm fizikisht, sepse të gjithëve na është thënë se jeta mbaron në të 40-at, por ndihem sikur për mua sapo ka filluar”, tregon ajo.
Gisiele foli edhe për fillimet e karrierës së saj. Ajo debutoi për herë të parë në pasarelë në Londër për Alexander McQueen në 1998.
Nga ai moment, modelja u kthyer në një super yll dhe dominonte pasarelat, dilte me Leonardo DiCaprio, imazhi i saj ishte në çdo Billboard dhe ishte listat e të ftuarve.
“Nga jashtë, dukej sikur kisha gjithçka dhe isha vetëm 22 vjeçe. Nga brenda, ndihesha sikur kisha arritur fundin,” thotë Bündchen, e cila kishte vuajtur nga ankthi dhe sulmet e panikut për më shumë se një vit e gjysmë përpara se të arrinte këtë pike.
Më pas vazhdoi: “E filloja ditën me tre cigare, më pas pija një shishe verë çdo natë. Imagjinoni se çfarë po më bënte në mendje…”

Loading…