Serbia do të përballet me Shqipërinë në 11 tetor, në ndeshjen Kualifikuese të Botërorit. Sfida është parashikuar të luhet në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitić”, por në skenë ka dalë një skenar tjetër.
Federata e Futbollit të Serbisë, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, Branko Radujko, bën me dije se po shqyrtohet mundësia që kjo ndeshje të zhvendoset në Leskovc.
“Tani tjetër është vetëm pas tre javësh, të paktën atëherë fillon grumbullimi për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikuese, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të shkojë në playoff për Kupën e Botës,
Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Kam besim se do të luajmë atje, në Leskovc” – tha Branko Radujko.
(J.S/)