Rey Manaj ka shënuar golin e parë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me fanellën e Al Sharjah.
Ai përktheu në gol një penallti, duke ndëshkuar në fundin e sfidës skuadrën e Khorfakkan (Takimi përfundoi 2-2).
Kujtojmë që Manaj luajti 33 minuta në këtë ndeshje, ndërsa vetëm dy ditë më parë, ishte i impenjuar me Shqipërinë në Kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi i kombëtares u transferua te Al Sharjah në verë nga skuadra e Sivasspor.
(J.S/)