Seanca parlamentare e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur me betimin e 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Deputetët e PS shoqërojnë me të qeshura momentin kur deputeti më i ri i Kuvendit Vasil Llajo “ngatërron” emrin e deputetit të PD Tomor Alizoti me atë socialist Tërmet Peçi.
Deputetët e PD mbajnë në tavolina pankartat me emrin e McGonigal, ndërsa kryeministri Edi Rama shihet në një moment që fikson dikë në foto, ndërsa në një moment tjetër shihet duke vizatuar dhe më pas duke e fotografuar librin e Etikës së Deputetit në Kuvend.