VIDEO/ IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa për prishjen e disa ndërtesave të ndërtuara pa leje.

Njw ditw mw parw u shembën disa struktura të paligjshme, ndërsa aksioni ka vijuar edhe sot, duke përfshirë prishjen e disa bujtinave që prej vitesh funksiononin në zonë, por që rezultonin të ndërtuara pa lejet përkatëse.

Ndërhyrja është pjesë e përpjekjeve për të ndaluar shfrytëzimin e paligjshëm të territorit dhe për të mbrojtur peisazhin natyror të Parkut Kombëtar të Valbonës, një nga perlat turistike të veriut të Shqipërisë.

Megjithëse bujtinat kanë qenë aktive prej kohësh, autoritetet kanë theksuar se ndërtimet pa dokumentacion ligjor nuk mund të tolerohen, veçanërisht në zona të mbrojtura.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×