Numri një i pankinës së Fiorentinës, Stefano Pioli doli në konferencë para ndeshjes ndaj Napolit.
“Do të jetë emocionuese të kthehemi të luajmë para tifozëve tanë nesër. Conte është ndër trajnerët më të mirë në Evropë dhe në botë, sigurisht që do të jetë një sfidë e madhe. Si ai ashtu edhe unë do të kemi përgatitur strategji për të luajtur, mbrojtur dhe sulmuar, por në fund të fundit janë lojtarët ata që bëjnë diferencën në fushë.
“Napoli është skuadra që fitoi Scudetton vitin e kaluar dhe është forcuar ndjeshëm gjatë verës. Është e natyrshme që ata janë favoritë edhe për këtë sezon.
Ata mund të konkurrojnë shumë mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ne jemi një skuadër e mirë. Këtë javë, jemi në të njëjtin nivel me Napolin sepse të dy kemi qenë në gjendje të përgatitemi për ndeshjen vetëm që nga dje”.