Valiev fantastik në Botërorin e Mundjes, shkon në 8 më të mirët

E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Çermen Valiev eleminoi mundësin belg, Ibragim Veliev, duke shkuar kështu në 8 më të mirët, në peshën 74 kilogram të stilit të lirë. Valiev bëri një paraqitje të mirë, duke fituar 12-2.

Më herët 27-vjeçari kaloi mundësin nga Mongolia Erdenebat,  duke e mundur me rezultatin 21-2.

Në çerekfinale, Valiev do të kërkojë suksesin ndaj amerikanit Devid Aron. Vlen të theksojmë se të shtunën u eleminuan Abakarov dhe Dudaev.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×