Vuelta e Spanjës 2025 po i drejtohet tashmë fundit, teksa dje u zhvillua edhe etapa e 19-të, Rueda-Guijuelo (161.9 km), një garë fushore, e cila nxori në pah sprintierët, me triumfin që shkoi për belgun Jasper Philipsen.
Çiklisti i skuadrës Alpecin-Deceuninck nuk e la t’i ikte rasti, teksa shënoi suksesin e parë, duke lënë pas në finish danezin Mads Pedersen (LidlTrek) dhe ekuadorianin Orluis Aular (Movistar Team).
Në renditjen e përgjithshme nuk ka ndryshime të mëdha: Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease a Bike) vazhdon të mbajë fanellën e kuqe të liderit. Danezi fitoi katër sekonda bonusi në sprintin ndërmjetës dhe tani ka 44 sekonda avantazh ndaj Joao Almeida (UAE Team Emirates).
Sot do të jetë radha për etapën e parafundit, Robledo de Chavela – Bola del Mundo. Puerto de Navacerrada (164.8km), ku dhe do të mbyllen llogaritë për fituesin, me Vueltën që do të përfundojë të dielën me parakalimin final në Madrid.
© BalkanWeb