Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar Zëvendës Rektori i Universitetit “Luarasi” Petrit Bara.
Ndërkohë që nisja e vitit të ri akademik është shumë pranë dhe vijon procesi i regjistrimit të studentëve rishtaz, zoti Bara renditi cilësitë e këtij Universiteti.
Ai u shpreh se në qendër të fiozofisë së Universitetit “Luarasi” është studenti, duke u ndjekur më pas nga pedagogët dhe infrastruktura, duke i quajtur si tre shtyllat kryesore.
“Thirrjen për t’iu bashkuar Universitetit Luarasi ma bëri zoti Hysenbelliu. Kur del në pension i duket një boshllëk, që ma mbushi universiteti “Luarasi”, hapem tre programe, tre fakultetet tona që në vitin e parë u mbushën me një numër të konsiderueshëm studentësh. Fillimisht fituam 200 studentë që vitin e parë, falë programeve dhe ndihmën që na keni dhënë ju si televizion për të bërë publike njohuritë e pedagogëve dhe jo vetëm.
Qëllimi numër një është që në qendër të vëmendjes është studenti, më pas pedagogët dhe infrastruktura. Ky fakultet ka shpenzime më shumë se fakultetet e tjera pasi kërkon më shumë laboratorë dhe përgatitje praktike. Fillimi ka qenë i vështirë, por u krijuan kushtet më të favorshme, studentët kanë të gjitha kushtet dhe kapacitetet për të ushtruar praktikën.
Kushtet sociale janë gjithashtu shumë të favorshme. Studentët janë ambasadorët e kontigjentit që vjen vitin tjetër. Risi në universitetin tonë është se krahas pedagogëve të moshuar, por afrojmë pedagogë të rinj”, tha ai.
Zoti Bara u shpreh gjithashtu se tre degët që ofrohen tek “Luarasi” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, janë Stomatologjia, Infermieria dhe Farmacia.
Ndërsa theksoi se një risi shumë e vlefshme e këtij viti është bashkëpunimi me London School of Economi që u mundëson studentëve marrjen e një diplome me vlerën e një prej Universiteteve më të mira në botë.
“Në fakultetin e shkencave mjekësore ofrohen degët: Stomatologji master i integruar, farmaci master i integruar, infermiere bachelor. Më shumë kërkesa nga studentët e rinj ka për stomatologjinë, studentët kanë mundësi edhe kalimin tek Mjekësia e Përgjithshme dhe anasjelltas. Avantazhi i “Luarasit” është se është një nga dy universitetet e para jo publike e krijuar në Shqipëri. Studentët që kërkojnë mjekësinë duhet ta mendojnë që duhet të jenë njerëz të sakrificës dhe humanizmit. Do një motivim të fortë që të lësh gjithçka dhe prioritet të kesh pacientin.
Universiteti “Luarasi” ofron dhe akredimin, pasi është akredituar si një ndër 6 universitetet më të mira në Shqipëri, sjellja e LSE, një nga universitetet më të mira të Lodrës, studentët tonë marrin diplomë dyfishe me një pagesë të ulët. Sjellja e LSE për këtë vit është medaljon zhvilluese e universitetit tonë.
Studentët tonë bëjnë edhe praktikën në QSUT, kemi marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe QSUT për kryerjen e praktikave”, tha ai.
Zv rektori i Universitetit “Luarasi” u ndal edhe tek studentët e mjekësisë të cilët deri pak kohë më parë largoheshin nga vendi ynë për të punuar në Gjermani, trend i cili sipas tij ka ndryshuar.
“Sot po na kthehen studentë nga Gjermania dhe kthehen të punojnë këtu. Iknin në fillim pasi u ofroheshin kushte më të mira.
Po kthehen pjesë-pjesë, kthehen në spitalet publike kryesisht. QSUT duhet të marrë ajkën e infermierëve, kam edhe një sugjerim për Ministrinë e Arsimit, kërkojmë hapjen masterit shkencor, gjë që nuk po lejohet”, tha ai.
© BalkanWeb