Me sytë nga Brukseli/ Rama, bashkë me delegacionin shqiptar, dalin pamjet nga Konferenca e 6-të ndërqeveritare me BE

Dalin pamjet pak para nisjes së konferencës së 6-të ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku do të hapen 4 kapitujt e radhës në lidhje me procesin integrues, ndërsa i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ndodhet në prani të Adea Pirdenit Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE i kushtohet grupkapitullit IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, i cili përmban fusha me rëndësi të posaçme për ekonominë dhe biznesin.

Kapitujt përfshijnë: politikat e transportit (Kapitulli 14), energjia (Kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)”, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit. Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 pasuar nga mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në orën 10:00.

Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama. Shqipëria ka çelur deri më tani 4 nga 6 grupkapituj, të ashtuquajturin “Themeloret”, “Marrëdhëniet me Jashtë”, “Tregun e Brendshëm” si dhe “Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse”.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×