Zhduket pa gjurmë 47-vjeçari në Gjirokastër, denoncimin për humbjen e bëri i ati

Në Gjirokastër po kërkohet pa rezultat një 47-vjeçar që prej disa ditësh është zhdukur pa gjurmë.

Denoncimin për humbjen e tij e ka bërë i ati, 82-vjeçari I. A., i cili ka njoftuar policinë.

Sipas kallëzimit, prej datës 11 shtator nuk ka pasur asnjë lajm nga i riu. Forcat e policisë po vijojnë punën për gjetjen dhe rikthimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.09.2025, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, ka kallëzuar shtetasi I. A., 82 vjeç, banues në Gjirokastër, se prej datës 11.09.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin G. A., 47 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×