Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Pelshi se ka nisur detyrën e tij duke shkelur Kushtetutën.
Ai ka akuzuar Peleshin se është kthyer në një sekretar të kreut të qeverisë Edi Rama, ndërsa shtoi se tentativa për procedurë të përshpejtuar për komisionet parlamentare, është një shkelmim i vullnetit të qytetarëve.
Sali Berisha:
Po e fillon detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke shkelmuar hapësirat e krijuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde. Tregon se nuk je gjë tjetër veçse një sekretar i Ramës i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama.
Shkelmimi i Kushtetutës është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë, është puç që i bëhet librit të shtetit vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponc Pilati pas krimit që kryeni.
Akt i turpshëm. Çfarë e keni ju Kushtetutën, Statutin e partisë tuaj të krimit e keni që silleni në këtë mënyrë? Ndaj merr vendimin mblidh këshillat dhe të zbatohet Kushtetuta.
© BalkanWeb