Zhupa: Në ndryshimin e rregullores duhet të zbatohet Kushtetuta. Nuk e keni seriozisht integrimin e vendit në BE

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar në Kuvend lidhur me ndryshimet në komisionet parlamentare, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të Kushtetutës.

Ajo tha se janë shkelur disa nene të saj dhe se procesi po zhvillohet në mënyrë të njëanshme dhe të përshpejtuar. Sipas Zhupës, çdo ndryshim në rregullore duhet të bazohet në Kushtetutë dhe në parime demokratike.

Zhupa shtoi se kjo sjellje tregon mungesë serioziteti ndaj integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Deputetja e PD Ina Zhupa: Për ndryshimet në komisionet parlamentare, duhet që të zbatohet Kushtetuta. Keni shkelur 9 nene të Kushtetutës. Në ndryshimin e rregullores duhet të zbatohet Kushtetuta. Nuk e keni me seriozitet as integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse nuk besoj se ka vend të BE që mos zbatojë rregulloren e parlamentit, por ju këtu doni që të kaloni shpejt gjithçka, me miratim nga kryeministri Edi Rama, që vendos gjithçka në këtë vend.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×