Pse Megan Fox donte të dinte nëse Machine Gun Kelly ishte ushqyer me gji kur ishte fëmijë?

Machine-Gun-Kelly-Megan-Fox-martese-panorama-plus-2-2

Asnjë pyetje nuk është shumë e pavend për Megan Fox-sidomos kur bëhej fjalë për të biseduar me të fejuarin e saj, Machine Gun Kelly.

Aktorja e ‘Jennifer’s Body’ ka zbuluar se ajo e pyeti një herë të fejuarin e saj: “A të ka ushqyer me gji nëna jote?”

Megan shpjegoi pse besonte se ishte një “pyetje e madhe” ndërsa ishte në tapetin e kuq për dokumentarin Hulu të MGK, ‘Life in Pink’. “Kjo ka të bëjë shumë me psikologjinë dhe temperamentin tuaj,”-tha ajo. “Kështu që unë pyes për gjëra të tilla.

Për Meganin, është e rëndësishme që çdo pyetje të bëjë që biseda të ketë kuptim të thellë në vend që thjesht të mësojë për ngjyrat ose filmat e preferuar.

Në këtë mënyrë, tha aktorja, ajo mund të mësojë sa më shumë që të jetë e mundur. Siç shpjegoi ajo, “Nëse ti më njeh mua dhe unë të njoh ty, është e pamundur që unë të mos di pothuajse gjithçka për ty”.

Fansat e reperit dhe aktores, të cilët u fejuan në janar, mund ta dinë se Megan përdori njohuritë e saj të jashtëzakonshme në kuizin për ‘British GQ’ tetorin e kaluar. Ajo iu përgjigj pyetjeve rreth shenjës së astrologjisë së MGK-së, numrit të këmbës, pseudonimeve, kafesë, librave të preferuar komike dhe më shumë me lehtësi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E! News (@enews)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×